Demonstruesit protestojnë në Tel Aviv duke kërkuar nga Senati i SHBA-së për të votuar bllokimin e shitjes së armëve në Izrael.
Protesta ndodhi jashtë zyrës së degës së ambasadës amerikane në Tel Aviv, duke bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bllokojnë shitjet e armëve në Izrael.
Protestuesit bllokuan rrugën dhe mbanin tabela ku shënonte, “Embargo e armëve tani” dhe “Stop gjenocidit në Gaza”. Një person bërtiti në megafon: “As një nikel, as një monedhë, jo më para për krimet e Izraelit.”, raporton Al Jazeera.
Senati amerikan do të votojë më vonë sot mbi legjislacionin që do të bllokonte shitjen e armëve në Izrael. Ai mbështetet nga ligjvënësit të cilët thonë se Izraeli po pengon dërgesat e ndihmave që u nevojiten dëshpërimisht civilëve palestinezë në Gaza.
“Rezolutat e mosmiratimit” e cila nuk pritet të votohen nga shumica amerikane, u dorëzuan nga senatori Bernie Sanders.
Mbështetja e fortë dypartiake për Izraelin do të thotë se rezolutat nuk pritet të kalojnë, por mbështetësit shpresojnë se do të inkurajojnë administratën e Bidenit të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në Gaza.
Shtetet e Bashkuara kanë vënë veton kundër një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim në luftën e Izraelit në Gaza.
Rezoluta e paraqitur në këshillin prej 15 anëtarësh nga 10 anëtarët e tij jo të përhershëm kërkonte “një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm për t’u respektuar nga të gjitha palët; dhe më tej përsërit kërkesën e saj për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve, raporton CNN.
Vetëm SHBA-të votuan kundër rezolutës, duke përdorur pozicionin e saj si një nga pesë anëtarët e përhershëm të këshillit për të vënë veton ndaj saj.
Gjenocidi i Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 43,985 palestinezë dhe ka plagosur 104,092 që nga 7 tetori 2023.Ndërsa në anën tjetër rreth 1,139 njerëz u vranë në Izrael gjatë sulmeve të udhëhequra nga Hamasi atë ditë, sipas autoriteteve izraelite.
Në Liban, të paktën 3,558 njerëz janë vrarë dhe 15,123 janë plagosur në sulmet izraelite që nga fillimi i luftës në Gaza.