Errët
Ndritshëm

PSG ofron 200 milionë euro për Lamine Yamal, por Barcelona e refuzon ofertën

19.11.2024
449433681 787675620211722 2178731606850256673 N

Enric Masip, këshilltar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se Paris Saint-Germain (PSG) ka paraqitur një ofertë prej 200 milionë euro për talentin e ri Lamine Yamal gjatë afatit kalimtar të verës.

Në një intervistë për El Chiringuito TV, Masip konfirmoi se oferta ka ardhur nga klubi francez, por theksoi se kjo nuk është marrë kurrë seriozisht nga Barcelona. Ai e përsëriti deklaratën e mëparshme të presidentit Laporta, i cili kishte nënvizuar se propozimi ishte refuzuar pa asnjë shqyrtim.

Presidenti ka thënë tashmë se PSG ka ofruar 200 milionë euro për Yamal, por e refuzoi menjëherë dhe nuk e ka marrë asnjëherë në konsideratë,” u shpreh Masip.

Sipas Masipit, PSG mund të ketë pasur një arsye të fortë për të bërë një ofertë të tillë, pasi klubi francez kishte nevojë për një zëvendësues për Kylian Mbappe, që e la ekipin gjatë verës. Ai sugjeroi se Yamal ishte parë si një pasues i mundshëm i francezit.

Me largimin e Mbappes, Yamal ishte kandidat ideal për ta zëvendësuar,” tha Masip me një buzëqeshje, duke e pranuar se PSG, me burimet e saj financiare, kishte mundësinë të bënte një investim të tillë në një talent kaq të ri dhe premtues.

Ai gjithashtu theksoi se kur një klub ka burime të mëdha financiare, ai mund të synojë dhe të përpiqet të nënshkruajë çdo lojtar që dëshiron.

Kur ke para dhe mundësi për të paguar, mund të synosh për çdo lojtar që dëshiron,” përfundoi Masip.

Errët
Ndritshëm