Errët
Ndritshëm

70% e të vrarëve në Gaza janë gra dhe fëmijë

08.11.2024

Gati 70 përqind e të vrarëve në luftën e vazhdueshme të Izraelit ndaj Gazës janë gra dhe fëmijë,sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke e quajtur këtë “një shkelje sistematike e parimeve themelore të ligjit ndërkombëtar humanitar ”.

Të paktën 39 palestinezë janë vrarë dhe 123 të plagosur në sulme izraelite nëpër vende të ndryshme në Gaza në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje.

Sulmet izraelite vazhdojnë në Libanin jugor ku 52 njerëz u vranë vetëm gjatë ditëve të fundit.

Gjenocidi i Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 43.508 palestinezë dhe ka plagosur 102.684 që nga 7 tetori 2023. Në anën tjetër rreth 1.139 njerëz u vranë në Izrael gjatë sulmeve të udhëhequra nga Hamas atë ditë.

Në Liban, të paktën 3,102 njerëz janë vrarë dhe 13.819 të plagosur nga sulme izraelite që nga fillimi i luftës kundër Gazës.

Errët
Ndritshëm