Errët
Ndritshëm

Të dyshuarit për vrasjen në Gjilan ende në arrati

08.11.2024

Dy të dyshuarit për vrasjen që ndodhi dje në Gjilan, ku u vra një 37-vjeçar, vazhdojnë të jenë në arrati.

Në raportin 24 orësh të Policisë vetëm thuhet se janë kontrolluar disa lagje të qytetit përfshirë edhe dy shtëpi.

“VRASJE – Gjilan / 07.11.2024 – 13:50. Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ku me vendim të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit përfshirë edhe dy shtëpi. Në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori dhe zyrtarët nga IML”, thuhet në raport.

Mediat mbrëmë kanë raportuar se të njëjtit mund të jenë të armatosur.

Errët
Ndritshëm