Një i plagosur nga arma e zjarrit dhe tre persona tjerë të lënduar nga mjete të forta.
Ky është bilanci nga përleshja masive në diskotekën “Lit” në Prishtinë, në orët e para të së mërkurës.
Lajmin e ka konfirmuar për Shënjestër, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta”.
Organet e rendit kanë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona.
“Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit. Deri tani nga ana e policisë janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në majtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”.