Jakup Krasniqit i është lejuar të vijë në Kosovë për arsye humanitare.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konfirmuar se gjyqtarët kanë autorizuar vizitën e tij, duke bërë të ditur se kjo është vizita e 15-të e një të paraburgosuri në Kosovë për arsye humanitare.
Gjykata nuk ka dhënë detaje të tjera për vizitën.
Vëllai i tij ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e bashkëshortes së Krasniqit nuk është stabile dhe se ajo së fundmi është trajtuar në Turqi.
Ai ka treguar gjithashtu se nuk po lejohet ta takojë vëllain gjatë kësaj vizite, nga frika se mund t’i anulohet leja.
Kjo është hera e dytë që Jakup Krasniqi vjen në Kosovë nga Haga. Herën e parë ishte lejuar të qëndronte në vendlindje pas vdekjes së vëllait të tij.
Ndryshe, Krasniqi është dënuar në shkallën e parë me 25 vjet burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale.