Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një gruaje.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 12 nëntor, ndërsa i dyshuari është arrestuar të martën.
Pas intervistimit nga Policia, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.