Mauricio Pochettino pritet të mbërrijë në Manchester për ta zhvilluar stërvitjen e parë me ekipin më 18 ose 19 nëntor, raporton BBC.
Argjentinasi 54-vjeçar pritet ta zëvendësojë Michael Carrickun në postin e trajnerit të Manchester Unitedit.
Unitedi do të përballet si mysafir me Liverpoolin më 22 nëntor, në kuadër të Premier League.
Kjo do të thotë se Pochettino do t’i ketë vetëm tri ditë në dispozicion për ta përgatitur ekipin për këtë përballje.