Errët
Ndritshëm

Manchester United në krizë, Amazon ‘fërkon duart’ nga ajo që po ndodh në klub

18.11.2026

Amazon është tejet e kënaqur me situatën aktuale te Manchester United.

Manchester United e shkarkoi Michael Carrickun nga posti i trajnerit më 12 nëntor.

Në vend të tij pritet të vijë Mauricio Pochettino, i cili është larguar nga drejtimi i Kombëtares së SHBA-së.

United ndodhet në vendin e 18-të në Premier League, me vetëm tetë pikë pas 10 ndeshjeve.

Ndërkohë, Amazon Prime Video po realizon një dokumentar për klubin gjatë sezonit 2026/27.

Marrëveshja pritet t’i sjellë Manchester Unitedit rreth 15 milionë funte.

Ish-trajneri Ruben Amorim kishte refuzuar një projekt të ngjashëm.

Procesi për t’i dhënë qasje ekipit të dokumentarit All or Nothing kishte nisur para muajit maj, kur Carrick nënshkroi kontratën e tij.

Carrick e pranoi marrëveshjen, ndonëse nuk ishte aspak i entuziazmuar me këtë vendim.

Prania e kamerave në një periudhë kaq të vështirë për klubin po e shton edhe më shumë vëmendjen.

Lojtarët dhe stafi e dinë se çdo zhvillim dramatik do të bëhet publik.

Amazon nuk e kishte pritur që sezoni të merrte një rrjedhë kaq të trazuar.

Sipas burimeve brenda klubit, producentët nuk po mund ta besojnë fatin që kanë pasur.

“Fituesi i vetëm i këtij sezoni te Manchester United është Amazon”, ka thënë për The Telegraph një person i afërt me drejtuesit e klubit.

Errët
Ndritshëm