Zinedine Zidane e ka penguar Kylian Mbappen që të largohet para kohe nga grumbullimi i Kombëtares së Francës për t’u kthyer te Real Madridi.
Sipas mediumit “El Chiringuito”, një aeroplan privat tashmë e priste në Paris sulmuesin, për ta dërguar atë drejt kryeqytetit spanjoll.
Mbappe kishte një marrëveshje me departamentin mjekësor të Real Madridit që të kthehej menjëherë në Valdebebas në rastin më të vogël të shqetësimit fizik.
Megjithatë, Zidane vendosi që kapiteni të qëndrojë me Kombëtaren e Francës.
Stafi teknik pret që sulmuesi të jetë plotësisht në dispozicion për ndeshjen e nëntorit kundër Turqisë.
Vendimi për të mos e lejuar kthimin e tij në klub ka shkaktuar tensionet e para të dukshme mes Mbappes dhe stafit të Kombëtares.