Përplasja mes tifozëve të Dritës dhe Prishtinës ka përfunduar me të lënduar të mërkurën në Gjilan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, jashtë stadiumit ku po zhvillohej ndeshja mes dy skuadrave, pasi tifozët kanë tentuar të përleshen mes vete.
Gjatë ndërhyrjes për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, janë lënduar edhe tre zyrtarë policorë.
Sipas Policisë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej tyre të rënda.
Rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore.