Errët
Ndritshëm

Tri persona kapen me armë në një kafiteri në Gjilan

05.11.2026

Tre persona janë arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se mbanin armë pa leje.

Rasti ka ndodhur më 5 nëntor, kur policia ka kontrolluar tre persona që po qëndronin në një kafiteri në qytet.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të kalibrave të ndryshëm, tri karikatorë, 25 fishekë dhe një thikë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Errët
Ndritshëm