Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se e ka kanosur me armë një burrë dhe është prezantuar rrejshëm si zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Rasti ka ndodhur më 27 tetor, rreth orës 23:50.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 28 fishekë. Për armën dhe municionin, i dyshuari kishte leje.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.