Një person është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij në Gjakovë, të martën mbrëma.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 21 tetor, rreth orës 22:00.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është gjetur në shtëpi nga policia.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar.