Errët
Ndritshëm

Real Madridi monitoron Mac Allisterin, e ardhmja e tij te Liverpooli në pikëpyetje

28.09.2026

E ardhmja e Alexis Mac Allisterit te Liverpooli është vënë në pikëpyetje, ndërsa Real Madridi po e monitoron situatën e mesfushorit argjentinas.

Mac Allister ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2028, por 27-vjeçari ka konfirmuar se deri më tani klubi nuk i ka bërë ofertë për rinovimin e saj.

Argjentinasi mbetet një prej lojtarëve të rëndësishëm të Liverpoolit. Ai ka luajtur në të shtatë ndeshjet e ekipit këtë sezon, pesë prej tyre si titullar, duke shënuar dy gola dhe dhënë një asistim.

Sipas “Football Insider”, Real Madridi po e përcjell nga afër situatën e Mac Allisterit dhe po e konsideron atë si një prej alternativave për përforcimin e mesfushës.

Në Madrid po presin të shohin nëse Liverpooli do të rinovojë kontratën me argjentinasin apo do të jetë i hapur për një transferim.

Nëse nuk ka marrëveshje për rinovim gjatë muajve të ardhshëm, Mac Allister mund të bëhet një prej emrave më të përfolur në afatin kalimtar të vitit 2027.

Errët
Ndritshëm