Një person është lënduar të dielën në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, kur viktima dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).