Errët
Ndritshëm

Ursula von der Leyen të enjten në Kosovë, takon Haxhiun dhe Kurtin

28.09.2026

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën të enjten, më 1 tetor.

Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, ajo do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Vizita në Kosovë është pjesë e një turi të von der Leyen në Ballkanin Perëndimor. Ajo do të vizitojë edhe Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Të mërkurën, më 30 shtator, ajo do të qëndrojë në Tiranë, ku do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Më 1 tetor, pas Kosovës, von der Leyen do të vizitojë Malin e Zi, ndërsa turneun do ta përfundojë më 2 tetor në Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të këtij turi nuk është paraparë vizitë në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. Të dyja këto vende pritet të mbajnë zgjedhje gjatë tetorit.

Ndërkohë, von der Leyen kishte reaguar më herët për ceremoninë mortore të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mlladiq, në Beograd.

Ajo e kishte cilësuar Mlladiqin si kriminel lufte të dënuar për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Errët
Ndritshëm