Errët
Ndritshëm

PSG mund të ndahet me talentin Dro Fernandez

23.09.2026

Paris Saint-Germain mund të ndahet nga mesfushori Dro Fernandez nëse ai nuk përmirëson gjendjen fizike dhe nuk rrit intensitetin në stërvitje. Këtë kërkesë ia ka bërë trajneri Luis Enrique, raporton El Nacional.

18-vjeçari, i dalë nga akademia e Barcelonës dhe i transferuar te klubi parisien në janar, ka pasur shumë pak minuta këtë sezon.

Pavarësisht se talenti dhe kreativiteti i tij vlerësohen, Enrique nuk ka ndërmend ta përfshijë Fernandez në skuadër pa qenë në gjendje të mirë fizike.

Trajneri kërkon që ai të përballojë ritmin e lartë, të bëjë presion aktiv dhe të tregojë angazhim të vazhdueshëm në stërvitje.

Enrique i ka kërkuar drejtpërdrejt lojtarit të fokusohet te futbolli dhe të dëshmojë çdo ditë se është i gatshëm të luftojë për një vend në skuadër.

Nëse kjo nuk ndodh, klubi mund të nisë të shqyrtojë mundësinë e ndarjes me të.

Këtë sezon, Fernandez ka luajtur në pesë ndeshje për PSG-në, pa shënuar gol apo dhuruar asistim.

Errët
Ndritshëm