Manchester United ka raportuar të ardhura rekorde për sezonin 2025/26.
Për periudhën e fundit financiare, e cila përfundoi më 30 qershor, klubi ka realizuar 677.6 milionë funte, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 666.5 milionë funtesh.
Sezonin e kaluar, skuadra nuk garoi në Evropë, ndërsa në sezonin 2024/25 arriti deri në finalen e Ligës së Evropës.
Fitimi operativ ishte 22.6 milionë funte, krahasuar me humbjen prej 18.4 milionë funtesh një vit më parë. Përmirësimi erdhi si pasojë e uljes së shpenzimeve operative dhe numrit të punonjësve, si dhe rezultateve më të mira në Premier League.
EBITDA e rregulluar arriti në një rekord prej 216.4 milionë funtesh, që paraqet rritje prej 18.4% krahasuar me periudhën paraprake.
Megjithatë, humbja neto për vitin ishte 43 milionë funte, krahasuar me 33 milionë funte një vit më parë.
Për periudhën e ardhshme financiare, klubi pret të ardhura mes 740 dhe 760 milionë funteve, ndërsa EBITDA e rregulluar pritet të jetë mes 205 dhe 225 milionë funteve.