Errët
Ndritshëm

Punëtori lëndohet në vendin e punës në Gjilan

23.09.2026
Autoambulancat, Ambulancat Ferizaj

Një punëtor është lënduar pasi është rrëzuar derisa po punonte në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan.

Rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 07:40.

Sipas Policisë, punëtori është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas është liruar.

Në konsultim me prokurorin, Policia ka iniciuar rast për “Asgjësim, dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës”.

Errët
Ndritshëm