Errët
Ndritshëm

Dy persona arrestohen nën dyshimin për dhunimin e dy grave në Kaçanik

23.09.2026
Policia E Kosoves (1)

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, nën dyshimin se kanë dhunuar dy gra.

Rasti është raportuar të hënën, rreth orës 23:00, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas autoriteteve, dy gratë fillimisht kanë raportuar se ishin keqpërdorur nga dy persona të panjohur.

Pas intervistimit të tyre, prokurori ka autorizuar hapjen e rastit si “Dhunim”.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.

Errët
Ndritshëm