Një person është therur me kaçavidë mbrëmjen e së hënës në Ferizaj.
Sipas Policisë, viktima dyshohet se është sulmuar nga dy persona, të cilët ende nuk janë arrestuar.
Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.
Rasti vazhdon të hetohet nga Policia.