Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Korishë të Prizrenit, ku një konflikt mes dy fqinjëve dyshohet se për pak përfundoi me përdorimin e armës.
Njëri prej fqinjëve dyshohet se ka tentuar ta qëllojë me armë tjetrin, por në momentin e fundit arma nuk ka shkrepi.
Ende nuk dihen arsyet që çuan deri te konflikti.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.
Rasti fillimisht është cilësuar si “Kanosje”, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.