Për të dytën herë të premten është ndërprerë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.
Seanca është caktuar të vazhdojë të dielën në ora 10:00.
Ndërprerja e dytë erdhi pasi LDK-ja e lëshoi sallën, duke thënë se seanca nuk mund të vazhdojë pa u zgjedhur nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së.
Ndërkohë, më herët PDK-ja e kishte lëshuar sallën, pasi VV-ja nuk e votoi Vlora Çitakun për nënkryetare, edhe pse PDK-ja e kishte votuar kandidatin e VV-së, Ardian Gola.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit.