Rreth 1 mijë euro janë vjedhur nga një kishë në fshatin Bushincë të Novobërdës.
Paratë ishin mbledhur nga kontributet e besimtarëve dhe ruheshin në arkën e kishës.
Sipas raportit të Policisë, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në objekt dhe kanë marrë paratë.
Rasti është raportuar në Polici dhe hetimet për identifikimin e autorëve janë në zhvillim.