Klubi belg, Sint-Truiden, ka konfirmuar transferimin e përhershëm të sulmuesit shqiptar Arbnor Muja nga Samsunspor.
Muja ishte i huazuar për një sezon te klubi belg, ku zhvilloi 28 ndeshje, duke shënuar 6 gola dhe dhënë 2 asistime.
Paraqitjet e tij kanë bindur Sint-Truiden që ta blejë përfundimisht kartonin e tij.
Klubi belg ka njoftuar gjithashtu se Muja do ta mbajë fanellën me numrin 7.
Në të kaluarën, Muja ka luajtur edhe për Trepçën, Trepçën ’89, Skënderbeun, Dritën dhe Royal Antwerp.