Manchester City nuk pritet të bëjë ofertë sot për mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez.
Chelsea është i gatshëm ta shesë argjentinasin vetëm për rreth 139 milionë euro. Klubi u ka dhënë palëve të interesuara afat deri në orën 17:00 të së premtes për të arritur marrëveshje.
Trajneri i Cityt, Enzo Maresca, dëshiron ribashkimin me Fernandez, por kur u pyet për transferimin, ai tha se nuk pret që klubi të bëjë diçka gjatë ditës së sotme.
“Jo sot, për të qenë i sinqertë. Nuk mendoj se do të bëjmë diçka sot”, deklaroi Maresca.
Fernandez dëshiron të largohet nga Chelsea, ndërsa klubi londinez ka bërë të ditur se ai do të qëndrojë nëse nuk realizohet një transferim deri në përfundimin e afatit.