Barcelona ka marrë një tjetër përgjigje negative nga Manchester City në përpjekjet për të transferuar Rodrin.
Sipas “The Times”, klubi katalanas ka ofruar rreth 60 milionë euro për mesfushorin spanjoll, por City e ka refuzuar ofertën.
Manchester City kërkon rreth 80 milionë euro, plus bonuse, për ta lënë të lirë Rodrin.
Barcelona tashmë ka bërë dy oferta për 29-vjeçarin. E para ishte rreth 45-50 milionë euro, ndërsa e dyta u rrit në 60 milionë, por asnjëra nuk e ka bindur Cityn.
Rodri ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn, ndaj Barcelona mund të tentojë ta transferojë si lojtar të lirë verën e ardhshme. Megjithatë, City vazhdon ta vlerësojë mesfushorin rreth 70-80 milionë euro, plus bonuse.