Duke folur për periudhën e tij te Real Madridi, Jose Mourinho ka folur në një dokumentar të ri të Netflix për përballjet e tij me Lionel Messin dhe Barcelonën e Pep Guardiolës.
“Ai ishte një makth. ‘Çfarë mund të bëjmë për ta ndalur?’ – këtë e pyesja vazhdimisht veten.
Që nga ndeshja e parë e kuptova se nëse luanim në të njëjtën mënyrë ndeshje pas ndeshjeje, nuk do të arrinim askund. Për t’i mposhtur, duhej të ishim ndryshe, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
Ne ishim rivalë të vërtetë, luftonim për të njëjtat trofe, të njëjtin titull të ligës dhe të njëjtën Ligë të Kampionëve. Në fund, mendoj se kjo rivalitet i ndihmoi të gjithë”, ka shtuar Mourinho.