Errët
Ndritshëm

PDK dhe AAK refuzojnë ftesën e Kurtit për takim

03.08.2026

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim.

PDK-ja ka bërë të ditur se do të mbetet në opozitë dhe i ka kërkuar Kurtit të sigurojë shumicën me partitë e tjera për krijimin e institucioneve të reja.

Edhe AAK-ja nuk do të marrë pjesë në takim. Kryetari i saj, Ardian Gjini, ka përsëritur se partia nuk ka interes të bëhet pjesë e Qeverisë në asnjë formë.

Sipas AAK-së, më herët i ka paraqitur Kurtit gjashtë kërkesa që i konsideron me rëndësi për vendin, por thotë se nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkohë, LDK-ja ende nuk është deklaruar nëse do ta pranojë ftesën.

Kurti ka paralajmëruar takime me partitë parlamentare për të diskutuar konstituimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit, ndërsa seanca për inaugurimin e legjislaturës së re është caktuar për 6 gusht.

Errët
Ndritshëm