Errët
Ndritshëm

Dy shtetas të Serbisë dyshohen se rrahën një kosovar në Leposaviq

03.08.2026

Dy shtetas të Serbisë dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një qytetar të Kosovës në Leposaviq.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Pas veprimeve hetimore, policia ka identifikuar dhe arrestuar njërin nga të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Errët
Ndritshëm