Gjatë javës së kaluar, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar 52 aksidente trafiku, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 26 persona.
Sipas të dhënave të Policisë Rajonale të Ferizajt, aksidentet kanë ndodhur në komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçanik, Shtërpcë dhe Shtime, në periudhën nga 27 korriku deri më 2 gusht.
Nga gjithsej 52 aksidente të regjistruara, 18 kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 34 kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion dhe respektim të rregullave të trafikut, me qëllim parandalimin e aksidenteve.