Errët
Ndritshëm

Mbulimi i gojës nuk dënohet me të kuq në garat e UEFA-s

03.07.2026

UEFA nuk do ta zbatojë rregullin e FIFA-s që parasheh karton të kuq për lojtarët që mbulojnë gojën gjatë përballjeve me kundërshtarët.

Sipas The Athletic, në garat e UEFA-s gjyqtarët do ta vlerësojnë çdo rast veçmas. Nëse një lojtar mbulon gojën për të fshehur komunikimin në mënyrë josportive, mund të ndëshkohet me karton të verdhë, ndërsa nëse ka elemente si fyerje raciste apo gjuhë urrejtjeje, mund të pasojnë masa më të rënda disiplinore.

Rregulli i FIFA-s u aplikua për herë të parë në Botërorin 2026, ku dy futbollistë u përjashtuan pikërisht për këtë veprim.

Errët
Ndritshëm