Errët
Ndritshëm

Lewandowski drejt MLS-së, pranë transferimit te Chicago Fire

29.06.2026

Robert Lewandowski është shumë pranë largimit nga Barcelona dhe transferimit në MLS, te Chicago Fire.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi polak ka vizituar tashmë klubin amerikan dhe ka arritur marrëveshje për kushtet personale. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

Lewandowski iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 dhe gjatë sezonit të kaluar zhvilloi 46 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 19 gola dhe duke dhuruar katër asistime. Kontrata e tij me klubin katalanas ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Ndërkohë, Chicago Fire po zhvillon një sezon të mirë në MLS, duke u renditur aktualisht në vendin e tretë në Konferencën Lindore.

Errët
Ndritshëm