Kupa e Botës 2026 po vazhdon të shkruajë histori edhe jashtë fushës së lojës.
Sipas të dhënave zyrtare, ndeshjet e fazës së grupeve janë ndjekur nga 4,644,549 tifozë në stadiume, duke vendosur një rekord të ri të pjesëmarrjes në historinë e Kampionateve Botërore.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Botërori i vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur stadiumet kishin mirëpritur 3,587,538 shikues. Këtë herë, ky rekord është thyer që në fazën e grupeve, ku janë zhvilluar 72 ndeshje, ndërsa turneu do të vazhdojë deri në totalin prej 104 ndeshjesh.
Përveç atmosferës së jashtëzakonshme në tribuna, FIFA bëri të ditur se gjatë fazës së grupeve janë konsumuar edhe rreth 300 mijë hot dog, duke treguar përmasat e mëdha të këtij spektakli që shkon përtej futbollit.
Botërori 2026 po dëshmohet si edicioni më i madh dhe më i ndjekur në historinë e këtij kompeticioni.