Tottenham ka arritur marrëveshje të plotë personale me mesfushorin italian Sandro Tonali, i cili pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2032, raportoi gazetari Nicolo Schira.
Sipas raportimit, Tonali do të përfitojë 12 milionë euro në sezon, ndërsa drejtuesit e Tottenhamit besojnë se mund të arrijnë marrëveshje edhe me Newcastle për transferimin e tij.
Mesfushori italian thuhet se dëshiron të largohet nga St James’ Park dhe e ka zgjedhur Tottenhamin si destinacionin e tij të ardhshëm. Një rol të rëndësishëm në këtë vendim ka pasur trajneri Roberto De Zerbi, i cili ka bindur lojtarin për projektin e klubit londinez.
Megjithatë, Newcastle ka refuzuar ofertën e parë të Tottenhamit dhe kërkon 115 milionë euro për ta lënë të lirë reprezentuesin italian.
Tonali iu bashkua Newcastle në vitin 2023. Gjatë sezonit të kaluar ai zhvilloi 53 ndeshje, shënoi tre gola dhe dhuroi shtatë asistime. Kontrata e tij me klubin anglez është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa sipas Transfermarkt vlera e tij në treg vlerësohet në 80 milionë euro.