Errët
Ndritshëm

PSG në pole-position për Maghnes Akliouche, Monaco pret ofertat zyrtare

27.06.2026

Paris Saint-Germain është në avantazh në garën për transferimin e mesfushorit të Monacos, Maghnes Akliouche, raporton gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, kampioni francez ka intensifikuar kontaktet dhe aktualisht është përpara dy klubeve të Premier League që gjithashtu po e ndjekin 24-vjeçarin.

Monaco pret që në ditët në vijim të mbërrijnë ofertat zyrtare për një nga talentët më të spikatur të Ligue 1.

Akliouche zhvilloi një sezon të shkëlqyer, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime në 31 ndeshje në kampionatin francez, çka e ka bërë një nga objektivat më të kërkuar në merkaton e verës.

Errët
Ndritshëm