Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku persona ende të panjohur kanë thyer një veturë dhe kanë marrë disa sende me vlerë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Avni Koshtova”, afër objektit të Kuvendit Komunal.
Sipas ankuesit, ai e kishte parkuar veturën rreth orës 20:30, ndërsa kur u kthye rreth orës 23:00, vërejti se dritarja e pasme e djathtë ishte hapur.
Nga vetura dyshohet se janë vjedhur një kasetofon, një xhaketë dhe një powerbank.
Sipas pronarit, dëmi i shkaktuar është rreth 100 euro.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve janë duke vazhduar.