Errët
Ndritshëm

Mjet shpërthyes dhe letër kërcënuese lihen te dera e një shtëpie në Pejë

26.06.2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në Pejë, ku në derën e një objekti banimi është lënë një mjet shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese.

Sipas Policisë së Kosovës, menjëherë pas raportimit është siguruar vendi i ngjarjes, ndërsa njësia për deminim ka bërë largimin e mjetit shpërthyes.

Në raportin 24-orësh, rasti është iniciuar si “kanosje”, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin apo personat e dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim.

Errët
Ndritshëm