Një grua ka vdekur në rrethana ende të paqarta në Lipjan, të enjten paradite.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një dëshmitare ka njoftuar se viktima rreth orës 09:55 është shtrirë papritur në tokë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e gruas.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.