Errët
Ndritshëm

Juventusi synon rikthimin e Kolo Muanit

26.06.2026

Juventusi nuk ka hequr dorë nga Randal Kolo Muani dhe po punon për ta rikthyer sulmuesin francez në Torino.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, “Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshje në parim me lojtarin për kushtet personale. Kolo Muani është pajtuar me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, ndërsa Juventusi pritet t’i dërgojë së shpejti një ofertë të re PSG-së.

26-vjeçari luajti si i huazuar te Juventusi në gjysmën e dytë të sezonit 2024/25, ku zhvilloi 22 ndeshje, shënoi 10 gola dhe dhuroi 3 asistime.

Pas përfundimit të huazimit, PSG e riktheu sulmuesin dhe e dërgoi në huazim te Tottenhami. Sezonin e kaluar ai regjistroi 41 paraqitje, me 5 gola dhe 4 asistime, por klubi londinez nuk e shfrytëzoi mundësinë për ta mbajtur.

Kolo Muani tani është rikthyer te PSG, por sipas raportimeve nuk bën pjesë në planet e klubit francez. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa vlera e tij në treg llogaritet rreth 20 milionë euro.

Errët
Ndritshëm