Mesfushori ofensiv Nico Paz do të vazhdojë karrierën te Como, pasi klubi italian ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e tij të plotë.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka bërë të ditur se vetë lojtari ka insistuar të qëndrojë në Itali pas një sezoni të suksesshëm.
Megjithatë, Real Madridi ka ruajtur kontroll mbi të ardhmen e 21-vjeçarit, pasi në marrëveshje është përfshirë një klauzolë rikthimi. Sipas raportimeve, Como do të paguajë 60 milionë euro, ndërsa madrilenët do të kenë mundësinë ta rikthejnë Pazin për 80 milionë euro, nëse vendosin ta aktivizojnë klauzolën.
Sezonin e kaluar, Nico Paz zhvilloi 40 ndeshje, duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 8 asistime.