Policia e Kosovës ka raportuar katër raste të ndara të dhunës në familje dhe lëndimeve të lehta trupore në rajonet e Pejës, Prishtinës dhe Graçanicës gjatë 24 orëve të fundit.
Në Pejë, një person dyshohet se ka kanosur viktimat dhe ka dëmtuar me thikë derën dhe dritaren e një shtëpie. Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.
Në Prishtinë, policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Në Graçanicë, një person tjetër është arrestuar nën dyshimin se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë në familje ndaj viktimës. Edhe në këtë rast, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Po ashtu, në kryeqytet është raportuar edhe një rast tjetër i dhunës në familje, ku një grua ka deklaruar se është viktimë e dhunës nga një burrë. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.