Kur gjithçka dukej e mbyllur për transferimin e Marco Palestrës te Interi, Chelsea ka ndërhyrë në momentet e fundit dhe ka ndryshuar rrjedhën e marrëveshjes.
Sipas raportimeve nga Italia, mbrojtësi i djathtë i Atalantës do t’i bashkohet klubit londinez për 60 milionë euro, plus 10 për qind nga shitja e tij e ardhshme.
Dokumentet e transferimit janë në përgatitje, ndërsa futbollisti ndodhet në Milano dhe pritet të udhëtojë drejt Londrës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.
Raportohet se trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka zhvilluar një bisedë me lojtarin, duke i premtuar rol kyç në projektin e klubit, gjë që ka ndikuar në vendimin e tij.
Palestra vjen pas një sezoni të shkëlqyer te Cagliari, ku ishte i huazuar nga Atalanta.
Ai zhvilloi 37 ndeshje, realizoi një gol dhe dhuroi katër asistime, ndërsa u shpall mbrojtësi më i mirë i Serie A për edicionin 2025/26.