Errët
Ndritshëm

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin tragjik në rrugën Lezhë-Milot

24.06.2026
Policia Vlore Aksident

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Shqipëri.

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur pas përplasjes së një veture me një kamion.

Dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë e ditur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Errët
Ndritshëm