Errët
Ndritshëm

Deficiti tregtar i Kosovës kalon 544 milionë euro

24.06.2026
Ask Agjencia E Statistikave Të Kosovës (2)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje gjatë muajit maj 2026.

Sipas tyre, deficiti tregtar arriti në 544.4 milionë euro, ose 4 për qind më shumë krahasuar me majin e vitit 2025, kur ishte 523.4 milionë euro.

Gjatë kësaj periudhe, eksporti i mallrave arriti vlerën e 94.1 milionë eurove, ndërsa importi 638.6 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë, eksportet u rritën për 15.7 për qind, ndërsa importet për 5.6 për qind.

Produktet më të eksportuara nga Kosova vazhdojnë të jenë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, ndërsa pjesën më të madhe të importeve e përbëjnë produktet minerale, ushqimet dhe makineritë.

Shtetet e Bashkimit Evropian mbeten partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës. Gjermania ishte destinacioni kryesor i eksporteve në BE dhe njëkohësisht vendi nga i cili Kosova importoi më së shumti mallra.

Ndërkaq, në tregtinë me vendet e CEFTA-s, partnerët kryesorë të Kosovës ishin Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia.

Errët
Ndritshëm