Chelsea është afër arritjes së marrëveshjes me Crystal Palace për transferimin e mesfushorit anglez Adam Wharton.
Sipas gazetarit John Herriott, klubet ndodhen në fazën përfundimtare të negociatave dhe marrëveshja pritet të kapë vlerën e rreth 75 milionë funteve.
Raportohet se 21-vjeçari është i interesuar për kalimin në Stamford Bridge, pasi e sheh Chelsean si mundësi për zhvillim të mëtejshëm dhe për të garuar për trofe të mëdhenj.
Në të njëjtën kohë, Chelsea dhe Crystal Palace po diskutojnë edhe për një marrëveshje të veçantë që përfshin mbrojtësin Axel Disasi, por që nuk lidhet me transferimin e Whartonit.
Mesfushori anglez zhvilloi 53 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit 2025/26, duke shënuar një gol dhe duke regjistruar shtatë asistime për Crystal Palace.