Errët
Ndritshëm

Schlotterbeck lëndohet në Botëror, mund të mungojë deri në dy muaj

22.06.2026

Mbrojtësi i Gjermanisë dhe Borussia Dortmundit, Nico Schlotterbeck, pritet të mungojë deri në dy muaj për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës.

Sipas raportimeve të Sky Sport, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar këputje të ligamentit medial, lëndim që mund ta mbajë jashtë fushës për disa javë.

26-vjeçari u lëndua gjatë pjesës së parë të fitores 2:1 të Gjermanisë ndaj Bregut të Fildishtë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026.

Për shkak të lëndimit, Schlotterbeck nuk u kthye në fushë për pjesën e dytë dhe u zëvendësua në pushimin mes dy pjesëve.

Lëndimi vjen në një moment të rëndësishëm për Gjermaninë, e cila po synon një ecuri të gjatë në Botërorin që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Errët
Ndritshëm