Trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho, raportohet se e ka identifikuar mesfushorin argjentinas Alexis Mac Allister si përforcimin ideal për repartin e mesfushës.
Sipas El Nacional, tekniku portugez beson se lojtari i Liverpoolit i përshtatet profilit që kërkon skuadra madrilene, falë aftësisë për të kontrolluar lojën, shpërndarë topin me saktësi dhe krijuar hapësira mes linjave kundërshtare.
Raportohet se Real Madridi pritet të zhvillojë bisedimet e para me Liverpoolin për të kuptuar nëse Mac Allister është i gatshëm të largohet nga Premier League dhe çfarë shume do të kërkohej për transferimin e tij.
Mourinho thuhet se e sheh argjentinasin si një lojtar me përvojë, i aftë të marrë përgjegjësi në ndeshje të mëdha dhe të diktojë ritmin e ekipit, rol që për vite me radhë e mbajti Toni Kroos.
Megjithatë, pengesa kryesore mbetet aspekti financiar. Mac Allister ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2028 dhe klubi anglez nuk ka interes ta shesë, ndonëse bisedimet për rinovimin e kontratës nuk kanë avancuar.
25-vjeçari iu bashkua Liverpoolit në vitin 2023 dhe këtë sezon ka zhvilluar 55 ndeshje, duke shënuar pesë gola dhe regjistruar shtatë asistime.