Errët
Ndritshëm

Real Madrid zyrtarizon transferimin e Marc Cucurellas

15.06.2026

Real Madrid ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të majtë Marc Cucurella nga Chelsea.

Sipas raportimeve, marrëveshja është mbyllur për 55 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë afatgjatë me klubin spanjoll.

Cucurella është një nga kërkesat kryesore të trajnerit të ri José Mourinho, i cili synon të forcojë krahun e majtë të mbrojtjes për sezonin e ri.

Spanjolli kalon në Madrid pas një periudhe te Chelsea, ku ishte transferuar nga Brighton në vitin 2022 për mbi 65 milionë euro. Në sezonin 2025/26, ai regjistroi 50 paraqitje, me 1 gol dhe 4 asistime.

Ky është përforcimi i tretë në mbrojtje për Real Madridin këtë verë, pas Denzel Dumfries dhe Ibrahima Konaté.

Errët
Ndritshëm